“Qeveria shqiptare u shënjestrua nga një sulm i madh kibernetik”, Borrell: Do të mbështeteni nga BE
Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se Shqipëria do të mbështetet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga të vendeve të treta.
Borrell përmendi sulmin sulmin kibernetik që ju bë Shqipërisë javën e kaluar dhe tha se së bashku do të jemi më të fortë.
Joseph Borrell: Marrëdhëniet tona nuk janë thjesh marrëdhënie interesi por një marrëdhënie në bazë të vlerave dhe të parimeve që ne kemi. Shqipëria do të mbështetet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga të vendeve të treta dhe për të rritur qëndrueshmërinë e vet në procese të cilat janë tashmë pjesë e agresionit rus. E dimë tashmë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Për më tepër qeveria shqiptare u shënjestrua nga një sulm i madh kibernetik vetëm javën e kaluar. Pamë një veprim për tu përballur me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për ata që janë afër nesh në çështjet e politikës së jashtme. Shqipëria ka dhënë një shembull për Shqipërinë e mirë. Mezi pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë të përbashkët. Kemi nevoj për njëri tjetrin sepse do të jemi më të fortë bashkë.
Më datë 17 korrik Kryeministria përmes një deklarate për shtyp njoftoi se Shqipëria është gjendur nën një sulm masiv kibernetik, i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
