Rama: Integrimi çështje jetë a vdekje, jemi vendi më i zhvilluar në rajon për drejtësi

Nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërisë Rama tha se integrim i plotë në Evropë për Shqipërinë është një çështje për jetë a vdekje.

Rama u shpreh se Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimin dhe sot jemi vendi më i zhvilluar në rajon në këtë drejtim

Rama: Integrim i plotë në Evropë për Shqipërinë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja pse u shtymë padrejtësisht për 3 vite, ne duruam. Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimin dhe sot jemi vendi më i zhvilluar në rajon në këtë drejtim. Themelet për një sistem drejtësie dhe që mund t’i besohet pas shekujsh është vendosur sot.

Këto vite na kanë bërë më të vlefshëm në luftën kundër krimit dhe rrjeteve kriminale duke rritur bashkëpunime me Eurojust. Ne kemi institucione krejt të reja. SPAK dhe BKH janë elementë kryesorë të kësaj drejtësie.