Rama: Nuk imagjinohej që të kishim politikanë pas hekurave, s’kam mbrojtur askënd nga drejtësia

Nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërisë Rama tha se dikur nuk imagjinohej që të vihej pas hekura politikanë.

Rama u shpreh se ai është lideri  i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe që nuk kam mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë

Rama: Kemi institucione të reja drejtësie. Vetëm nëse pak vite më parë do të pyesnit një shqiptar që do të shihnin një politikan pas hekura, ata do të qeshnin. Realiteti është shumë ndryshe dhe askush nuk është imun para drejtësisë, as teseri i partisë dhe as paratë. Një gjyqësor i pavarur dhe barazia para drejtësisë janë të arritshme për vendin tonë.

Jam këtu si lideri si një i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe që nuk kam mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe as që ka përdorur shigjetën e ekzekutivit për të ndryshuar gjyqësorin në favor të dikujt. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kombit tonë.