"Duhet të bashkëpunoni me opozitën dhe ne do ju mbështesim", Varhelei "këshillon" Ramën

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelei i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, që të bashkëpunojë me opozitën sa i takon rrugës së integrimit të vendit në BE.

“Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. Ky është një hap kilometrik. Ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar.

Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë.

Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës.

Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, tha ai.