Borrell: Me Shqipërinë BE drejt plotësimit të vet

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se me Shqipërinë Bashkimi Evropian po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet.

Joseph Borrell: Për të gjithë ne sot shënjon një arritje të madhe një rezultat të shumë viteve punë   Duke filluar procesin e negociatave Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë Shqipëri, Bashkimi Evropian po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Ballkani perëndimor është tejet i rëndësishm për BE dhe ky është një moment ku kjo rëndësi po tregohet. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet për të shpejtuar reformat sa më afër BE. Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme dhe duke e pasuruar përmes këtij procesi, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja e huaj reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij mimi është edhe ajo listë e ‘vendeve të padëshirueshme të Rusisë’ por jeni pjesë e vendit më miqësor sicc është Bashkimi Evropian.

"Marrëdhëniet tona nuk janë thjesh marrëdhënie interesi por një marrëdhënie në bazë të vlerave dhe të parimeve që ne kemi. Shqipëria do të mbështetet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta,  si agresioni rus. E dimë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju u përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate.  Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd Prishtinë”, tha Borrell.