Makinat "retro" në Fier, maratona kulturore e nisur në Prizren, solidaritet me Ukrainën
E organizuar në formën e një maratone kulturore, Pas Prizrenit e Durrës, maratona e makinave Retro u mbyll në qytetin e Fierit. I pranishëm ishte edhe ambasadori Ukrainas në vendin tonë, solidariteti me vendin në luftë ishte një prej mesazheve të përcjella gjatë paradës së mjeteve retro. Fieri ishte ndalesa e fundit e OldTimer & Retro Fest 2022”.
Makinat dhe motorët e epokës u parkuan në qendër të qytetit.
Tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve, veçanërisht të apasionuarve pas makinave që tregojnë historinë.
“Nuk janë për qarkullim, por ne kemi filluar t’i shfrytëzojmë për promovimin e kulturës.”
Matarona kulturore me Prizrenit, Durrësit e Fierit erdhi në formë solidariteti me Ukrainën.
Të gjitha kontributet e mbledhura nga qytetarët do të shkojnë si ndihmë për vendin që është në luftë.
“Është një fond simbolik, por nuk prisnim që do të shisnim kaq shumë.”
Ndaj në mbyllje të këtij rrugëtimi ishte i pranishëm edhe ambasadori ukrainas në vendin tonë.
“Populli dhe qeveria shqiptare kanë qenë shumë të afërt dhe solidarë me popullin Ukrainas. Me ndihmën e shqiptarëve kemi dërguar 6 makina me ndihma. Po ashtu janë grumbulluara shuma të konsiderueshme parash ndihmë për ushtrinë dhe nevoja mjekësore.”
“OldTimer & Retro Fest 2022bëri bashkë koleksionues të mjeteve të epokës nga disa vende të rajonit për të krijuar një paradë jo vetëm makinash, por edhe kulturë e histori.
