Negociatat, Rama: Jemi në pararojë me rendin ligjor e drejtësinë në Ballkanin Perëndimor

Në një prononcim për mediet nga Brukseli, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, tha se vendi ynë nuk ka humbur aspak kohë.

Rama u shpreh se në raport me 4 vendet e tjera të Ballkanit në këtë proces, vendi ynë është në pararojë për rendin ligjor dhe drejtësinë.

Rama: Ajo që ka shumë rëndësi që të thuhet sot është se ndërkohë, ne nuk kemi humbur kohë dhe nuk kemi pritur për të shkuar më tutje sikur negociata të ishin hapur. Sot në futemi në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin, por në raport me rendin ligjor dhe drejtësinë jemi në pararojë të të gjithëve.