Rama nga Brukseli: Nuk kemi rrugë tjetër përpos BE-së, do të bëjmë një Ballkan tjetër e të Hapur
Nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Rama tha se rruga e vendit tonë është BE-ja.
Rama u shpreh se Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet.
Rama: Është e vështirë që të besohet se kjo po ndodh. Ne kemi luftuar kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, por nuk na ka shkuar kurrë në mendje për të hequr dorë. Ne në Shqipëri nuk jemi dakord për shumëçka, por ama e dimë se nuk ka rrugë tjetër përpos rrugë tonë në BE.
Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet.
