Vuçiç: Pro dialogut me Prishtinën po pa cënuar interesat serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2012, 12:08
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se është me rëndësi që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, dhe Serbia të vazhdojë pa pengesë rrugën drejt BE-së.“Me rëndësi është që dialogu me Prishtinën të vazhdojë, ndërsa Serbia të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe të mos cënojë interesat e saj kombëtare”, tha Vuçiç ndërsa shtoi se nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pret asgjë të jashtëzakonshme.Në Bruksel sot zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç.Takimi organizohet nga shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.