Debate Topalli-Oketa në Kuvend, deputeti i FRD kërkoi të fliste për Lirak Bejkon
Pas shkeputjes nga Partia Demokratike për tu bërë nismëtar i FRD-së,ka ardhur përplasja e parë publike mes kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetit Gazmend Oketa.Pasi i ndërpreu fjalën në seancë deputetit Oketa, duke u shprehur se ishte jashtë rendit të ditës, zonja Topalli i ka kujtuar këtij të fundit se xhaxhai i tij ka qënë kryetar i Komisionit te debim-internimeve.“Kam unë një pyetje për ty, zoti deputet. Xhaxhai yt mos ka qenë kryetar i komisionit të dëbim internimeve? Kaq kam unë. Përgjigjen jepja qytetarëve të Durrësit. Unë kam dosjen ti më kallzon mua”- ka thënë Topalli.Por menjëhërë pas këtij debati në një deklaratë për mediat Gazmend Oketa u përgjigj me kërkesën për hapjen e dosjeve, duke e sfiduar kryeparlamentaren të nisë nga vetja.“Maxhoranca të hapë dosjet që nga kryetarja e vet. Nuk bie pre e këtyre lojerave politike. Meqë më përmendi Durrësin, unë jam votuar edhe për shkak të mbiemrit dhe respektit që durrsakët kanë për familjen Oketa. Ajo të hapë dosjet duke nisur nga vetja, kryeministri, kryetari i opozitës dhe të përqendrohet në grupin që ajo përfaqëson” tha Oketa.Por debati mes kryetares Topalli dhe depuetetit Oketa është zhvendosur sërish në parlament mes deputetit socialist Pirro Lutaj dhe kryetares së kuvendit.