NATO shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë, Gjermania synon drejtimin e brigadës "Ujkut të hekurt"

NATO lajmëroi dje përmes zyrtarit të saj Jens Stoltenberg se do të zgjeronte fuqinë e saj ushtarake me 300.000 ushtarë nga 40.000 që ishte më parë.
Kjo është pjesë e një modeli të ri force për të gjithë zonën e aleancës. Ky mundëson që në një zonë ku ka nevojë të vendosen më shumë forca në gatishmëri të lartë pavarësit se nga cili vend janë ato.
Kjo do të thotë p.sh. që ushtarë gjermanë mund të caktohen për të mbështetur trupat lituaneze në rast të një sulmi rus.
Gjermania ka deklaruar se dëshiron të udhëheqë Brigadën e Trupave Luftarake në Lituani, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit.

Ushtria gjermane BundesWehr ka aktualisht rreth 1000 ushtarë në grupin e reagimit të shpejtë të NATO-s në Lituani, të cilët janë të integruar në brigadën e këmbësorisë lituaneze "Ujku i Hekurt".

