E ëma mbyll aksidentalisht foshnjën në makinë, e vogla shpëtohet nga oficeri i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 17:18
Një vajzë gjashtë muajshe u shpëtua nga një karabinier jashtë detyrës, i cili theu xhamin e makinës në të cilën fëmija, ishte mbyllur aksidentalisht nga nëna e saj.
Ngjarja ndodhi në Giussano, në provincën e Monza dhe Brianza, të Italisë. Efektivi ndërhyri pasi dëgjoi të bërtas nënën e fëmijës, një 39-vjeçare, e cila kishte harruar pa dashje çelësat në makinën ku ndodhej dhe fëmija.
Pasi ka mbyllur derën, makina është mbyllur automatikisht. Ndërkohë oficeri ka thyer xhamin me një gur dhe ka nxjerrë fëmijën nga makina. Foshnja tashmë ndodhet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
