E paprecedent në Milano/ Dy djem thithin kokainë në trenin e metrosë, pasagjeri i filmon

Situatë e paprecedentë në Milano. Dy djem janë filmuar duke thithur kokainë në një tren metroje në një qetësi të plotë.

Ata përgatisin dy shirita me pluhur të bardhë që duket të jetë kokainë dhe e tërheqin me hundë natyrshëm, të ulur në një vagon në linjën M1, ndërsa nga altoparlanti zëri njofton se treni është gati të mbërrijë në stacionin De Angeli.

Videoja e cila qarkullon prej ditësh në bisedat e Telegramit dhe ATM-ve është realizuar nga një pasagjer i metrosë me celular dhe tregon dy të rinjtë duke thithur lëndën narkotike para disa pasagjerëve.

Duket se askush nuk vëren asgjë, por dy të rinjtë (ndoshta turistë) nuk u intereson të fshihen shumë.

Videoja u publikua në ditën e grevës së thirrur nga sindikatat për të kërkuar siguri më të madhe për punonjësit e ATM-ve.