Sulmi tragjik me raketa në qendrën tregtare, këshilli i sigurimit të OKB-së takim urgjent
Të paktën 18 persona kanë vdekur nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk.
Rreth 1,000 civilë mendohet se ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50 sipas presidentit Zelenski.
Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve më të pasura, të cilët po takohen në Gjermani, e dënuan sulmin si "të neveritshëm".
"Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte," thanë ata në një deklaratë të përbashkët.
Rusia është fajësuar për sulmin, i cili gjithashtu plagosi të paktën 59 persona dhe ndërsa numri i të vdekurve mendojë se do të vazhdojë të rritet.
Fotot treguan ndërtesën e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në qiell.
Presidenti Zelenski e përshkroi sulmin si një nga "aktet terroriste më të pacipta në historinë evropiane".
Ai tha se qendra tregtare nuk kishte asnjë vlerë strategjike për Rusinë dhe nuk përbënte rrezik për forcat e saj - "vetëm përpjekja e njerëzve për të jetuar një jetë normale, e cila zemëron kështu pushtuesit".
"Vetëm terroristët krejtësisht të çmendur, të cilët nuk duhet të kenë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë," shtoi ai.
Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, e quajti sulmin një "provokim ukrainas", por nuk përmendi asnjë provë që sugjeron se sulmi me raketa ishte organizuar.
Guvernatori lokal, Dmytro Lunin, e përshkroi sulmin si një krim kundër njerëzimit, duke shtuar se ai ishte "një akt i dukshëm dhe cinik terrori kundër popullatës civile".
Autoritetet thonë se 440 persona nga shërbimet e urgjencës po punojnë në vendndodhje, duke përfshirë 14 psikologë të sjellë për të mbështetur të prekurit.
Mendohet se ka ende shumë persona nën rrënoja që nuk kanë arritur t'i nxjerrin dot.