Ukraina inaguron raketat me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së, vriten 40 ushtarë rus
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 14:54
Të paktën 40 ushtarë rusë janë vrarë në sulmin e parë të Ukrainës duke përdorur artileri raketore amerikane me rreze të gjatë veprimi.
Trupat ukrainase përdorën një sistem amerikan HIMARS për të hedhur në erë një bazë pranë qytetit të Izyum në Donbas, thanë komandantët ukrainas.

Pamjet e së dielës treguan pasojat e sulmit, duke përfshirë ndërtesat e shpërthyera dhe kamionët e furnizimit që digjen, të pikturuar me simbolin e luftës 'Z'.