SHBA/ Pas ligjit kundër abortit, "bum" kërkesash për pilula
Ligji kundër abortit, ka bërë që në SHBA shumë gra të gjejnë zgjidhje të tjera alternative për të abortuar fëmijët.
Pilula për abortin, udhëtime nga një shtet në tjetrin, receta online të barnave janë disa nga mënyrat që ato kanë gjetur për të ndërprerë shtatëzaninë.
Por tentativat për ti ndaluar dhe këto të fundit po bëhen në disa shtete duke ndaluar dhe barnat e abortit.
Gjysma e aborteve në Shtetet e Bashkuara bëhen me pilula dhe tani dhe organizatat jofitimprurëse që merren me shpërndarjen e këtyre barnave po përballen me nëj fluks kërkesash.
Pilulat mund të merren deri në javën e dhjetë dhe nga viti i kaluar (edhe për shkak të pandemisë) FDA e ka miratuar recetën online, pas një takimi me telemjekësinë dhe dërgimin e saj me postë.
Guvernatori i republikës së Dakotës së Jugut (ku është vendosur një ndalim total i abortit, përveç rasteve kur jeta e nënës është në rrezik) ka njoftuar tashmë se ka paraqitur një projekt-ligj që do të ndalojë ekzaminimet mjekësore në internet në për të parandaluar marrjen e pilulave nga gratë.
Gjithashtu si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Ministri i Drejtësisë, Merrick Garland, kanë siguruar se do të luftojnë çdo përpjekje për të parandaluar udhëtimin në shtetet ku aborti mbetet i ligjshëm.
Disa organizata pro abortit po krijojnë klinika të lëvizshme që do të operojnë në kufijtë shtetërorë duke shpërndarë pilula dhe duke kryer operacione.
