Tornado në Holandë: Një i vdekur dhe 10 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 17:15
Një tornado ka vrarë një person dhe ka plagosur 10 të tjerë në një qytet bregdetar në jugperëndim të Holandës ditën e sotme (27 qershor).
Stuhia shkaktoi dëmtime në qytetin bregdetar Zierikzee pas mesditës, duke rrëzuar çatitë nga të paktën katër shtëpi dhe duke shkaktuar shembjen e pjesës së përparme të njërës shtëpi.
Vendasit e krahasuan pamjen e tmerrshme me një 'zonë lufte'.
Pjesët e çatisë u panë duke u flakur tutje, duke shkatërruar shtëpi, makina dhe gjithçka tjetër.
