VIDEO/ Djali 10-vjeçar i Ben Affleck përplas Lamborghin-in me një BMW
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 17:00
Djali 10-vjeçar i aktorit Ben Affleck, Samuel, ka përplasur një “Lamborghini” me një BMW.
Në videon e mëposhtme shihet momenti teksa Samuel del nga makina dhe shikon dëmtimin i frikësuar, më pas afrohet Affleck dhe e përqafon djalin mos të trembej për gabimin e tij.
Samuel kishte shoqëruar babanw dhe partneren e Affleck këngëtaren Jennifer Lopez, në një dyqanin me makina luksoze.
Affleck e lejoi të birin që të hipte në sedijen e shoferit të një “Lamborghini” të verdhë që ishte i ndezur. 10-vjeçari më pas ka lëvizur diçka dhe mjeti u përplas me pjesën e përparme të makinës së bardhë pranë tij, raportojnë mediat e huaja.





