Rrjedh gazi toksik në port, humbin jetën 10 persona, plagosen mbi 250 të tjerë

Dhjetë njerëz humbën jetën të hënën dhe më shumë se 250 të tjerë po marrin trajtim pas një rrjedhjeje të gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një kontejner magazinimi i kimikateve ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.

Merdiat shtetërore bënë të ditur se Kryeministri Bishr Khasawneh dhe ministri i Brendshëm Mazen al-Faraya u nisën për në vendin e aksidentit.