Gjermani/ Sulm me thikë në azil. Agresori qëlloi me thikë këdo që i hapte derën kur trokiste

Një i moshuar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë mbrëmjen e djeshme në një azil në Gjermaninë jugiore.

Të plagosur kanë mbetur dhe disa persona të tjerë që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një deklaratë policia tha se sulmuesi trokiti në disa dyer të objektit në Kressbronn në liqenin e Konstancës dhe filloi të godiste me thikë këdo që i hapte derën.

Agresori i arrestuar, një burrë 31-vjeçar, mendohet se jetonte në strehimore.

Policia nuk ka përcaktuar ende një motiv për sulmin.