Pekini: Edhe 5 vite të tjera kufizime anti-Covid! Shpërthen revolta sociale, Sekretari i Partisë Komuniste tërheq deklaratën
Sekretari i Partisë Komuniste të Pekinit Cai Qi njoftoi se politika “zero-Covid”, me testime të detyrueshme masive dhe kufizime të udhëtimit, do të vazhdojë edhe për 5 vitet e ardhshme.
Komunikimi, i raportuar fillimisht nga Beijing Daily dhe më pas nga media të tjera shtetërore, shkaktoi panik në rrjetet sociale kineze deri në atë pikë sa shkaktoi një korrigjim të mprehtë të deklaratave të Cai.
Referenca për "pesë vjet" në fakt është hequr nga shumica e publikimeve në internet.
Historia lindi nga vlerësimet e Cai, të publikuara në orët e vona të mëngjesit, për punën përgatitore të KPK në kryeqytet në kuadër të Kongresit të XX të Partisë, që do të mbahet në vjeshtë.
"Gjatë pesë viteve të ardhshme, Pekini do të vazhdojë pa pushim normalizimin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë," tha Cai sipas tekstit origjinal të botuar për herë të parë nga Pekin Daily.
Teksti ripohoi angazhimin për të ruajtur dhe përmirësuar "menaxhimin e rreptë të koordinimit, parandalimit dhe kontrollit", si dhe reagimin ndaj emergjencave dhe bllokimit të virusit përmes "izolimit, menaxhimit dhe kontrollit sapo të shfaqen transmetimet".
Pa neglizhuar kontrollet e banesave, normalizimin e testeve periodike dhe menaxhimin e hyrje-daljeve nga qyteti.
Mjaftueshëm për të shpërthyer zemërimin në mediat sociale të qytetarëve të një vendi të rraskapitur dhe të lodhur nga qasja drakoniane e qeverisë qendrore për të frenuar pandeminë.
Zhgënjimi dhe konfuzioni vazhduan të përhapeshin në internet edhe pas korrigjimit të deklaratës.
"Tani është koha për numërimin mbrapsht për të shpëtuar nga Kina", shkroi një përdorues në Weibo.

