Horror në Teksas/ Gjenden 46 emigrantë të vdekur në një kamion të braktisur, të digjnin kur i prekje

Një ngjarje horror është regjistruar në shtetin e Teksasit në SHBA. Të paktën 46 emigrantë që kishin ardhur ilegalisht nga Amerika Latine janë gjetur të pajetë në një kamion të braktisur. Guvernatori republikan ka fajësuar presidentin Biden për tragjedinë.

Të paktën 46 emigrantë janë gjetur të pajetë brenda një kamioni të braktisur në anë të një rruge në periferinë e qytetit San Antonio në Teksas.

Rasti është një nga fatkeqësitë më të mëdha që përfshijnë emigrantët në Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit.

Sipas autoriteteve vendase në kamion mungonte ajri i kondicionuar dhe uji, ndërsa temperatura në kabinë shume e larte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbot përmes një postimi në Tëitter ka bërë drejtpërsëdrejti me faj presidentin Biden lidhur me politikat e emigracionit.

Horror në Teksas/ Gjenden 46 emigrantë të vdekur në një

"Të paktën 46 persona u gjetën të vdekur brenda një kamioni në Teksas. Këto janë vdekje të Bidenit. Këto janë rezultat të politikave të kufijve të tij të hapur. Ato tregojnë pasojat vdekjeprurëse të refuzimit të Biden për përforcimin e ligjit," deklaroi guvernatori.

Nga bashkia e San Antonios bëjnë me dije se 16 persona ishin transportuar të gjallë në spital dhe kishin vetëdije të plotë.

"Është tragjike, 46 individë nuk janë më pranë nesh. Dhe ne kemi 16 njerëz që po luftojnë për jetën e tyre në spitalin tonë. Fokusi ynë tani është që të përpiqemi t'u sjellim ndihmë atyre sa më mirë që mundemi," tha kryebashkiaku.

Mësohet se prej personave të dërguar në spital, 12 ishin të rritur, ndërsa 4 fëmijë.

San Antonio është një rrugë e preferuar transiti për kontrabandën e drogave dhe klandestinëve.

Tragjedia e fundit e ngjashme në Teksas është regjistruar pesë vite më parë.