NATO përgatitet për luftë, 300.000 ushtarë në gatishmëri të lartë

Një ditë përpara çeljes zyrtare të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se Aleanca do ta rrisë personelin e gatishmërisë së lartë, i cili shpesh përdoret për gjendje lufte në 300 mijë, nga 40 mijë që është aktualisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka pritur të martën, ditë kjo kur nis zyrtarisht edhe samiti i Aleancës në Madrid, për të dhënë një lajm që do dredhë gjunjët Moskës dhe Pekinit.

Të hënën, kreu i Aleancës së Atlantikut bëri me dije se NATO do të rrisë numrat e forcave të gatishmërisë së lartë me 240 mijë trupa.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000," tha ai.

NATO përgatitet për luftë, 300.000 ushtarë në

Personeli i Forcës së Reagimit të Aleancës është rreth 40 000.

Stoltenberg, gjatë konferencës me gazetarët të hënën nënvizoi se NATO do të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe do të rrisë rezervat e furnizimeve ushtarake.

"Amerika e Veriut dhe Bashkimi Evropian së bashku do të rishikojnë parandalimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive, që nga koha e Luftës së Ftohtë," deklaroi Stoltenberg.

Në samitin e Madridit, i cili pritet të zërë vend mes datave 28 dhe 30 qershor, NATO pritet të ndryshojë gjithashtu gjuhën e saj ndaj Rusisë, e cila në planet Aleancës në vitin 2010 përshkruhej ende si një partner strategjik.

"Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla," tha Stoltenberg.

Kreu i Aleancës e ka theksuar edhe më herët rëndësinë e samitit të Madridit, i cili pritet të ndryshojë mjedisin e mbrojtjes së NATO për dekadat e ardhshme.