Raketat ruse godasin qendrën tregtare ukrainase të mbushur me 1000 civilë

Një sulm me raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk , një qytet në Ukrainën qendrore në brigjet e lumit Dniprp.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka thënë se mbi 1000 civilë ndodheshin në qendrën tregtare në kohën e sulmit, ku një zjarr vazhdon të jetë i ndezur.

Korrespondenti i Economist, Oliver Carroll, për The Guardian raporton "skena horror", duke cituar një burrë që fliste në telefon i cili tha se njerëzit ishin në ndërtesë dhe muret kanë filluar të bien.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës ka thënë se të paktën dy persona janë vrarë dhe njëzet janë plagosur në sulmin me raketa në qendrën tregtare Kremenchuk.