Bullgari/ Petkov jep dorëheqjen nga qeveria, hapet rruga për formimin e kabinetit të ri

Lufta e Kirill Petkov sapo ka filluar. Ish-kryeministri bullgar ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen në parlament, akt që i hap rrugën formimit të qeverisë së re. Megjithatë Petkov synon të formojë përsëri shumicën qeverisëse.

Kirill Petkov i cili u shkarkua nga Parlamenti bullgar nga posti i kryeministrit ka dhënë të hënën (27 qeshor) zyrtarisht dorëheqjen nga kabineti qeverisës.

Petkov e ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvendin Kombëtar të Bullgarisë përmes një korrieri.

Presidenti bullgar, Rumen Radev do të nisë konsultimet me grupet parlamentare me qëllim dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kirill Petkov e ka ripërsëritur se do të tentojë të formojë sërish kabinetin e ri, pasi kryetari i partisë ku ai i bën pjesë ‘Vazhdojmë ndryshimin’ i dha sërish mandatin ish-kryeministrit për të formuar qeverinë e re.

Kabineti i Petkov ra pas një mocioni mosbesimi në 22 qershor i cili u votua nga 123 deputetë, ndërsa 116 të tjerë e kundërshtuan.

Votimi u dorëzua nga partia më e madhe opozitare GERB, e udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov, pas dështimeve ekonomike të qeverisë së Petkov.