G7, plan anti-Pekin. Miratojnë një paketë investimesh prej 600 mld $

Shtatë vendet më të industrializuara të globit kanë rënë dakord që të konkurrojnë projektin kinez të investimeve Brezi dhe Rruga.

Liderët e G7 të cilët gjenden në Gjermani kanë miratuar një plan investimesh prej 600 miliardë dollarësh për ndarjen e fondeve për vendet në zhvillim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Plani u bën thirrje liderëve të G7-ës që të mbledhin 600 miliardë dollarëve brenda pesë vjetëve, për të ndarë fonde për projekte infrastrukturore në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar për të ndarë 200 miliardë dollarë përmes granteve, fondeve federale dhe investimeve private, derisa BE-ja ka thënë se do të ndajë 300 miliardë euro.

Iniciativa kineze, e cila është linçuar në 2013-n nga presidenti kinez ka ndarë qindra miliarda dollarë për infrastrukturën e jashtme duke rritur tregtinë dhe duke i hapur rrugë Pekinit që të krijojë lidhje të reja politike dhe ekonomike në mbarë botën.

Iniciativa e G7 synon të ndihmojë shtetet për ndryshimet klimatike, përmirësimin e shëndetit global, barazinë gjinore dhe ndërtimin e infrastrukturës digjitale.

Disa prej projekteve kyçe përfshijnë një projekt me energji diellore në Angola, një fabrikë vaksinash në Senegal, dhe një kabllo nënujore telekomunikimi me gjatësi 1,609, që lidh Singaporin me Francën, përmes Egjiptit.

G7, plan anti-Pekin. Miratojnë një paketë investimesh prej 600