Video e re nga "Astiri" ku ra zjarri në garazh/ Momente nga evakuimi i banorëve të pallatit, mes tyre dhe një fëmijë i vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 09:45
Ora Neës siguron një video të evakuimit të banorëve të pallatit në “Astir” garazhi I të cilit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 21 qershorit.
Në videon e siguruar nga Ora Neës duket moment kur me shkallët e zjarrfikëses ndihmohet të evakuohen familjet.
Kur bëhet dhe evakumi i familjes që jeton në apartamentin e katit të fundit të pallatit, mes tyre dhe një fëmijë njerëzit që janë aty duartrokasin.
Nga zjarri që ran ë garazh janë lënduar 8 persona ndërsa janë djegur 4 makina.
Grupi i hetimit nga komisariati 6 dhe ekspertë nga njësia antieksploziv ndodhen në vendngjarje, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë", , në Unazë të Re, dhe po punojnë për të mbledhur provat që do të zbulojnë në shkaqet e rënies së zjarrit.
