Drogë për festa “të çmendura”/ Ekstazi, “çokollatë” e kërpudha për turistët në Himarë, kapen kosovarët

Ekstazi, kokainë, produkte kanabisi dhe kërpudha haluçinogjene.

Doza drogërash të ndryshme që do tu shiteshin turistëve gjatë sezonit veror u sekuestruan në Dhërmi nga policia e Vlorës.

Shpërndaheshin në klubet e natës dhe plazhe nga dy të rinjë nga Kosova që ishin vendosur në zonën turistike në Himarë.

Tomorr Termkolli dhe Endrit Kastrati, përkatësisht 31 dhe 25 vjeç ranë në prangat e policisë në kaudër të operacionit “Room 3”.

Në makinë dhe dhomë policia u zbuloi drogën ku mbizotëron ajo sintetike.

87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, një lloj ekstazie e njohur edhe si Molli.

522 tableta të dyshuara ekstazi, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene.

Lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje.

Blutë iu sekuestruan  dhe një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Operacioni konfirmon alarmin për përhapjen e drogërave sintetike dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht në zonat e bregdetit.

Drogë për festa “të çmendura”/ Ekstazi,