Gështenja: Bordi është aty për të rritur çmimet, siguron të ardhura për buxhetin dhe privatin
Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat, Lefter Gështenja u shpreh se qëllimi i Bordit të karburanteve ishte shuarja e protestës.
Gështenja tha se ky bord është në bashkëpunim me kompanitë private si në asnjë vend tjetër, pasi sipas tij vetëm vendet komuniste kanë një model të tillë.
Gështenja: Qëllimi i Bordit ishte shuarja e protestës. Ngritja e këtyre bordeve nga ana e qeverisë ka qenë rritja e çmimeve në favor të qeverisë dhe bizneseve. Karburanti është një ndër çmimet kryesore që ndikon në tregun vendas, i cili impaktin gjithë jetën në vend. Çmimi i karburantit prek direkt edhe në produktet ushqimore dhe bujqësore, apo aktivitet prodhues në vend.
Ky bord është në bashkëpunim me kompanitë private si në asnjë vend tjetër, vetëm vendet komuniste kanë një model të tillë. Vendet e rajonit dhe Evropës kanë injektuar paketa ndihme në ekonomike, ndërsa këtu janë dhënë vetëm 3 mijë lekë që u shkojnë një pjesë e vogël e qytetarëve. Kjo është e papranueshme. Çudi është se nuk ka një reagim nga populli.
Gështenja shtoi se ë tregjet botërore çmimi i karburantit është stabilizuar, ose është në rënie, ndërsa çmimi tek ne rritet.
Gështenja: Në tregjet botërore çmimi i karburantit është stabilizuar, ose është në rënie, ndërsa çmimi tek ne rritet. Këta i sigurojnë fitim privatit dhe janë në konflikt të hapur me veten. Rrisin të ardhurat dhe arkëtimet për biznesin. Askush nuk jep llogari se ku shkojnë këto para që futen në buxhetin e shtetit. Askush nuk di ta shpjegojë një gjë të tillë.
