Komisioni Zgjedhor, Sula: Sot parlamenti me deputetë që kanë ardhur si të fortë e që s'janë politikanë
Deputeti i partisë demokratike, Dashamir Sula ka deklaruar se Shqipëria gjatë këtyre 32 viteve ka patur liderë politik që kanë menduar për interesat e tyre vetjake dhe për të qëndruar sa më gjatë në jetën politike të vendit.
"Momenti më dramatik që ka patur reforma zgjedhore dhe ky parlament, një njollë e zezë për mua, janë ndryshimet kushteuese të 21 prillit të vitit 2008. Do ta ngre zërin tani për të treguar, sepse isha amator në politikë në mandatin e parë 2005-2009 dhe nuk arrija ti kuptoja shumë mirë lëvizjet politike, liderët politikë, të mazhorancës dhe opozitës të asaj kohe. Por nga eksperienca ime politike deri tani, arrij të kuptoj se aktorët politikë në Shqipëri përgjatë këtyre 32 viteve mendojnë për interesat e ngushta personale për të qenë në vorbullën dhe jetën aktive politike e për të vazhduar në politikën shqiptare duke mbajtur privilegjet e tyre."
Ai solli në vëmendje komisionin e reformës zgjedhore të 21 prillit 2008 në të cilin ai sëbashku me disa kolegë anëtarë të tjerë votuan kundër saj. Ai deklaroi gjithashtu se parlamenti pas 2005 u bastardua dhe u mbush me të fortë duke larguar profesorë e figuara të shquara e të nderuara të politikës shqiptare.
"Komisioni i Reformës Zgjedhore ku ka qenë Z. Gjiknuri dhe Z. Bylykbashi në atë kohë bashkë me përfaqësuesit e PS dhe PD, brenda 30 ditëve, në mos gaboj, kanë përfunduar ndryshimet kushtetuese thelbësore dhe për sistemin zgjedhor që kulmoi më 21 prill të 2008, me votimin në parlamentin shqiptar. Dhe, nuk e them për mburrje, por kur kthehem mbrapa mendoj që kam bërë gjënë më të mirë, që unë bashkë me katër kolegët e mi të mazhorancës së asaj kohe dhe me katër deputetët e LSI ishim të vetmit që votuam kundër ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008. Argumenti i vetëm që thuhej në korridoret e politikës dhe u artikulua publikisht ishte: "Nuk dua të sjellim më në parlament të fortë". Sikur në parlamentit e vitit 2005 kishte të fortë. Nga 140 deputetë të asaj kohe bëhej fjalë vetëm për dy persona, për të cilët nuk dua të përmend emra. Ndodhi ajo që jo vetëm nuk u parandalua ardhja e të fortëve, por parlamenti u bastardua dhe përfundoi në nivele qesharake."
"Ndodhi ajo që parlamenti u mbush me të fortë që vinin me armë të fohta. Jeni dëshmitarë të gjithë, me doreza boksi dhe rripa nëpër koridore duke u rrahur. Parlamenti shqiptar që ishte vendi më i sigurt në Shqipëri u kthye në vendin më të pasigurt. Ikën të githë profesorët, juristët, ekonomistët, njerëz të nderuar deri para 2005," tha ai.
Kjo sipas tij, ndodhi për intersat personale të kryetarëve të partive politike të të dyja forcave politike, PS dhe PD, për të pasur pushtet absolut mbi deputetët, parlamentin dhe politikën shqiptare.
"Më gjeni një politikan të lartë sot që të kërkojë njëherë falje për gabimet që janë bërë. Sot jemi katandisur në një moment ku niveli i parlamentit shqiptar ka përfundutar aty ku ka përfunduar. Deputetët parlamentarë që janë emëruar nuk janë marrë ndonjëherë me politikë. Janë deputetë që kanë ardhur si të fortë. Është e turpshme që u desh miratimi i një ligji dekriminalizimi që parlamenti të pastronte veten e tij. U larguan deputetë, kryetarë bashkie, parlamentarë me vepra jashtëzakonisht të rënda, si trafikantë droge."