Edhe shërbimet në nivel vendor në e-albania

Jo vetëm shërbimet në nivel qëndror por dhe ato në nivel vendor do të kalojnë online. E paralajmëroi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në takimin e sotëm me kryebashkiakët “Decetralizimi dhe performanca financiare e qeverisjes vendore”

E gjithë kjo planifikohet të bëhet brenda 1.5 – 2 vitesh

Bledi Çuçi:"Nga janari deri në maj 2022 kemi 20 498 aplikime nga qytetarët për të bërë shërbimet. Dy vitet që pasojnë me strategjinë dhe mbështetjen e AKSHIT që do të koordinojë përpjekjen tonë për të kaluar në qeverisjen dixhitale edhe në nivel vendor duke hapur një faqe të re në portalin e-albania që do i dedikohet tërësisht qeverisjes vendore. Brenda një kohe prej 1 vit e gjysmë 2 vitesh të bëjmë atë transformim në nivel vendor që kemi bërë në nivel qëndror

Decentralizimi ka vetëm një qëllim, shërbim më të mirë e cilësor në kohë të shpejtë tha ministri më tej.

Bledi Çuçi:“Mendoj që mbi këto shina duhet të ngremë strategjinë tonë të decentralizimit për vitet e ardhshme, pasi decentralizimi ka qëllim shërbim më të mirë.Sidomos në një situatë ku aplikojmë një ndarje të re administrative territoriale që do të jetë në funksion të kalimit nga shërbimi në zyra në shërbim online'

Me strategjinë dhe objektivin për të kaluar 100 % të shërbime online në nivel vendor qeveria beson se në pak vite do të kemi një model krejt tjetër sa i takon cilësisë së shërbimit të ofrimeve në nivel vendor.