Ju flet Moska - Si falimenton ekonomikisht një shtet dhe me të, të gjithë shtetasit e tij

Si falimenton ekonomikisht një shtet dhe me të, të gjithë shtetasit e tij ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Shteti ynë ka falimentuar edhe në vitin 1997, edhe pse detyrimit e Piramidave nuk ishte të shtetit, por të privatit, por shteti ynë falimentoi.

Shteti ynë ka falimentuar disa herë, por qytetarët nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Në vitet ’90 ndodhi emigracioni dhe filluan njerëzit të sillni para, kjo bëri që falimenti të mos binte në sy.

Nëse nuk je brenda një zonë si BE-ja që të të mbrojë nga kjo, shteti falimenton.

Shqipëria nuk është nën mbrojtjen e një sistemi ndërkombëtar dhe nëse nuk përballon borxhet që ka marrë, së bashku me PPP-të, atëherë shteti nuk paguan dot dhe shpall paaftësinë për pagesë.

Një nga pasojat është zhvlerësimi i monedhës së brendshme, sepse rritet nevoja për valutë të huaj. Këto janë procese të thjeshta.