Greqia vijon ditën e dytë të grevës
Greqia po vijon ditën e dytë të grevës 48 orëshe ndërsa ligjvënësit po përgatiten për votimin e një pakoje të re të masave të kursimi të cilat do të bënin të mundur marrjen e këstit tjetër nga ndërkombëtarët.Sipas informaciove pritet që të mbahet edhe një protestë në qendër të Athinës ku do të kërkohet edhe mosmiratimi i pakos nga ligjvënësit grek.Greva 48- orëshe ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore, ndërsa 30 mijë persona kanë protestuar dje në rrugët e Athinës.Greva do të vazhdojë deri kur deputetët grekë të votojnë mbi shkurtimet në pensione, uljen e pagave dhe rritjen e taksave, pako kjo që pritet të ketë një vlerë prej 13.5 miliardë eurosh.Edhe pse qeveria pritej të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar ligjin, kryeministri konservativ Antonis Samaras edhe më tej përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit, PASOK dhe të Majtën Demokratike.