Shkodër: Vritet në derë të lokalit pronari 76 vjeçar. Ishte në karrige me rrota. FNSH rrethon zonën
Pronari i një lokali në fshatin Stom Golem të Shkodrës është qëlluar me armë mbrëmjen e të mërkurës, 15 qershor 2022.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se është qëlluar drejt shtetasit Lulash Qepuri, 76 vjeç, i cili sipas policisë ndërroi jetë në spital.
Qepuri, mësohet se është pronar i lokalit ku dhe ndodhi atentati.
Policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli, ndërkohë që në vendngjarje është gjetur arma e krimit, një shotgan si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
70-vjeçari mësohet se 10 vite më parë është arrestuar nga policia, pasi ishte kapur me armë dhe lëndë narkotike. Ndërkohë Ora News ka sjellë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
NË PËRDITËSIM
00: 22 (16 qershor) - Polici sjell informacionin paraprak ku informon se i moshuari ka ndërruar jetë në spital
Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L. Q. rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do shërbente për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Djali iu kunderpergjigj autorit me shotgan
23:34 Dy armë mendohet se janë përdorur, një pistolete dhe një shotgan. Autori është afruar i maskuar në këmbë përpara lokalit ku qendronte viktima në një karrige me rrota dhe e ka qëlluar. Sipas policisë në kundërpërgjigje i biri i viktimës e ka qëlluar me armën shutgan. Ai ka arritur të largohet në rrugën në drejtim të Bardhajve.
Dyshohet që një makine ka qenë duke e pritur pak metra larg vendit të ngjarjes. Kamerat e një biznesi aty pranë mësohet se kanë filmuar ngjarjen. Në zonë janë gjetur 26 gëzhoja si provë materiale bashkë me njërën nga armet, shotganin. Aktualisht në pyetje po merret djali i 70 vjeçariti cili është i shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër.
23:05, Shkodër/ Humbi jetën në spital, djali alarmoi policinë: Më kanë vrarë babanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku Lulash Qepuri 70-vjeç u qëllua me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se ka qenë djali i tij i cili ka telefonuar policinë duke u thënë se i kanë vrarë babanë.
Burimet nga spitali bëjnë të ditur se 70 vjeçari ndodhet në spital në gjëndje jete, ndërsa ka plagë të rënda
Qepuri, mësohet se ishte pronar i një lokali afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vrasjes. 10 vite më parë viktima ishte arrestuar nga policia pasi ishte kapur me lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Ora 22:46/ Vrasja në Shkodër, 70-vjeçari ishte arrestuar 10 vite më parë pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë
Lulash Qepuri, 70-vjeç, 10 vite më parë është arrestuar nga policia.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se asokohe ai u kap me armë dhe lëndë narkotike.
Deri më tani nuk dihet nëse atentati ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm apo të çastit.
Ora 22:36/ Ora News siguron pamjet e para nga vendngjarje. Gjendet arma e krimit
Arma me të cilën u qëllua 70-vjeçari Lulash Qepuri është gjetur në vendin e ngjarjes.
Ora News, ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku në tokë shihen dhe gëzhojat e plumbave.
Qepuri ndërroi jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve që kishte marrë në disa pjesë të trupit.
Qepuri, mësohet se është pronar i një lokali afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ende nuk dihen vrasjes.
Policia dhe FNSH, ndodhet në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Ora 22:05/ Shkodër/ Plumba drejt pronarit të lokalit, vdes 70 vjeçari FNSH rrethon zonën
Një person është qëlluar me armë mbrëmjen e sotme (15 qershor), në fshatin Stom Golem në Shkodër.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se është qëlluar shtetasi Lulash Qepuri, rreth 70 vjeç. Ai ka humbur jetën në spital.

Qepuri, mësohet se është pronar i një lokali afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vrasjes.
Policia dhe FNSH janë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.




