Rrugëtimi i Shqipërisë në BE, Aliaj: Politika nuk e çon aty ku duhet vullnetin e popullit shqiptarë
Ilir Aliaj gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se qytetarët shqiptar në një përqindje shumë të konsoliduar cilët kërkojnë patjetër të jenë në BE por sipas tij kjo nuk është e mundur pasi politika nuk e çon aty ku duhet vullnetin e popullit
Ilir Aliaj: Në Shqipëri kemi një përqindje shumë të konsoliduar të qytetarëve të cilët kërkojnë patjetër të jenë në BE. Ky nuk është faji i Brukselit, nuk është faji i qytetarëve është i qeverive shqiptare. Duhet të jemi të sinqertë, ky është realiteti. Politika nuk e çon aty ku duhet vullnetin e popullit shqiptarë. Janë minimalja 86 përqind e shqiptarëve që duan të integrohen në BE jo sot, dje. Politika bën të kundërtën. Këtu duhet të fokusohemi të gjithë ne si aktorë. Pse nuk integrohemi kur ne shqiptarët duam.
Aliaj solli në vëmendje dhe nismën Ballkani i Hapur ku tha se nuk është i nevojshëm dhe se nuk ka marrëveshje të ratifikuara deri më tani.
Ilir Aliaj: Sa herë është thënë nga Gjermania, Berlini që ju nuk keni nevojë të merreni me procesin e Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është një proces që sipas kryeministrit tonë ka filluar që në 2020 -tën. Nuk ka asnjë draft të këtyre marrveshjeve që thuhet se janë nënshkruar. Në 21 dhjetor 2021 u tha se marrëveshjet hyjnë në fuqi menjëherë. Si mund të hyjnë në fuqi menjëherë kur kemi kushtetutën që thotë duhet miratuar në parlament. Ka nëj marrëveshje që është firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë kur ka qenë kryeministër Fatoz Nano në 2003 ose 2004 për njohjen reciproke të diplonave.
