Rama nga Kievi: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Rusinë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama se edhe pse Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se janë: në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. 

Kreu i qeverisë u shpreh se populli i Ukrainës duhet të dijë se e ardhmja tyre është në familjen e BE.

Edi Rama: Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.