Durrës: 40 pako me kokainë erdhën nga Brazili me mish pule. Arrestohet administratori kosovar dhe agjenti doganor nga Tirana

LAJMI NE PERDITESIM

Ora 09:35 Ora News mëson itinerarin e anijes ku u gjet kokaina "Dragon Ball", emrat e dy të arrestuarve në Durrës 

Ora News mëson itinerarin lëvizjes së anijes  së kontenierëve Contship Eco brenda të cilës ishte dhe kontenieri me mish pule ku ishin fshehur 40 pako kokainë,  me peshë totale 45.5 kg.

 Droga mbërriti në Durrës më 12 qershor nga Porti i Pireut dhe është larguar nga porti më 13 qershor.

Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dispononte informacion dhe për këtë ka nisur pasditen e djeshme kontrolli i imtësishëm i kontenierëve.

Te arrestuar 

Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.


Ora 08:25 Durrës: 40 pako kokainë në kontenierin me mish pule, arrestohet administratori kosovar dhe agjenti doganor

Mësohet se deri tani janë 2 të arrestuar për kokainën të gjetur në kontenierin e ngarkuar me mish pule.

Personat e arrestuar janë administratori i kompanisë, shtetas kosovar dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani, nga Tirana.

Te arrestuar 

Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

"Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë"

Ata akuzohen për “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.


Ora 22:45 Pakot "Dragon Ball" ishin nisur tranzit nga Brazili për llogari të një firme në Maqedonine e Veriut 

Policia e Durresit përmes një njoftimi zyrtar jep detaje nga operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”.

Gjithsej u sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Pakot ishin me figuren e personazheve të njohura të filmit të animuar "Dragon Ball".

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

 

Ora 22:06 (15 qershor 2022) Durrës: 40 pako me kokainë erdhën nga Brazili me mish pule

 

Një ngarkesë prej 45.5 kg kokainë është gjetur e fshehur në brendësi të një kontenieri me mish pule. 

Pakot e drogës, 40 gjithsej janë gjetur mbrëmjen e 15 qershorit gjatë kontrollit të imtësishëm të kontenierit që ishte nisur transit nga Brazili  për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, informoi mbrëmë policia e Durrësit.

 

Kokaina është zbuluar nga skaneri, ndërsa një shtetas nga Kosova rezulton të jetë porositësi i mallit informon gazetari Elton Qyno.

Një pako kokaine rezulton se ka një peshë prej 1.5 kilogram, që i bie në total 60 kilogramë kokainë. 

Durrës: 40 pako me kokainë erdhën nga Brazili me mish pule.

 Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

Durrës: 40 pako me kokainë erdhën nga Brazili me mish pule.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Durrës: 40 pako me kokainë erdhën nga Brazili me mish pule.