Atentati në Shkodër, Ora News siguron pamjet e para nga vendngjarje.

Arma me të cilën u qellua 70-vjeçari Lulash Qepuri është gjetur në vendin e ngjarjes.

Ora News, ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi, ku në tokë shihen dhe gëzhojat e plumbave. 

Qepuri mbërriti në spitalnë gjendje të rëndë nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

Qepuri, mësohet se është pronar i një lokali afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ende nuk dihen autori/ët. 

Policia dhe FNSH, ndodhet në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.