"Rrugët duhet të ishin të mbushura plotë", Korreshi: Është politika ajo që e thërret dhe e mobilozon protestën
Deputeti i PD Saimir Korreshi gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se në protestën e sotme rrugët duhet të ishin të mbushura plotë, si dhe tha se në Shqipëri është politika ajo që e thërret dhe e mobilozon protestën më shumë sesa shoqeria civile.
Sipas tij në këtë sjellje të qytetarëve ndikim ka frika nga pushteti si dhe fakti që qytetarët shqiptarë nuk arrijnë sipas tij të ndërgjegjësohen.
Saimir Korreshi: Edhe pse nuk e kuptoj dot heshtjen e qytetarëve të Tiranës por dhe të të gjithë Shqipërisë ku rrugët duhet të ishin të mbushura plotë, megjithatë mendoj se është politika ajo që e thërret dhe e mobilozon protestën më shumë sesa shoqeria civile, pasi akoma Shqipëria nuk e arrin dot këtë standart sa të ndërgjegjësohet dhe të dali për disa faktor. E para është problemi i frikës, frikës që kanë njerëzit të protestojnë. Kjo qevei ka treguar herë pas here se të gjtihë ata individ që grumbullojnë masat etiketohen fillimisht nga qeveria dhe më pas goditen në mënyra të ndryshme. Nëse janë individ që punojnë në institucione shtetërore goditen duke u shkarkuar nga puna. Kjo krijonë atmosferë frike. Për këtë më vjen keq sepse në të gjithë Shqipërinë mezi kalojnë fundin e muajit.
"Këtij populli i ka humbur pak nervi. Po të shkosh në kafene nuk gjen tavolinën po të shkosh në shesh nuk gjen njerëz. Jam i bindur që qeveria trembet nëse shohin mijra qytetarë në shesh", shtoi ai.