Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen sërish nesër në orën 18:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 20:04
Protesta kundër rritjes së çmimeve e cila nisi në orën 18:00, u mbyll në orën 19:40.
Ndërkohë qytetarët kanë paralajmëruar se nesër po në orën 18:00 do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” dhe do të marshojnë drejtë kryeministrisë.
Sot me pankarta në duar, qytetarët bën thirrje për uljen e çmimeve, ndërsa theksuan se protestat do i vazhdojnë deri sa të arrijnë qëllimin e tyre.
Në protestë morën pjesë të rinjë por edhe pensionistë.
