Ju flet Moska - Në 2027 Rama ia dorëzon pushtetin Veliajt, sipas pluralizmit sorosian

Në 2027 Rama ia dorëzon pushtetin Veliajt, sipas pluralizmit sorosian ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në një vend demokratik nuk dihet se kush do të jetë në pushtet pas një periudhe kohe. Merkeli ka qëndruar 16 vite në pushtet, por ka bërë koalicion me partitë e tjera.

Në shqyeri, që është një vend ku nuk ka demokraci ndodh që dikush largohet nga pushteti dhe ia lë dikujt tjetër partinë. Qysh nga vitit 2017 mund të thuhej me siguri se deri në 2029 do të fitojë PS.

Dorëzimi i pushtetit do të bëhet në vitin 2027, një gjë që do të verifikohet nga koha. Nuk është se po bëj një zbulim.

Dihej se në komunizëm kishte vetëm një parti që ishte PPSH dhe Enver Hoxha, do të ndërrohej, pritet që të zëvendësohej nga Mehmet Shehu, me partinë në pushtet.

PS do të rrijë në pushtet dhe pritet që të ndryshohet individi, nga Edi Rama tek Erion Veliaj. Ndryshimi do të bëhet duke u vonuar sa më shumë të mundet, por Ramës i kërkojnë të huajt.

Erion Veliaj do të bëhet kryeministër, sepse bashkisë ia ka pirë lëngun. Në vitin 2023 ai bën 8 vite në krye të bashkisë, ndërsa Rama bën 10 vite si kryeministër. Veliaj do t’i zërë vendin.