Balliu: Rama ka rritur taksat për të mbuluar gropat e krijuara nga vjedhjet e tyre

Ish-deputeti Klevis Balliu, ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e sotme (15 qershor) kundër rritjes së çmimeve.

Balliu në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, balliu tha se Rama ka rritur taksat për të mbuluar vjedhjet që ka bërë. Sipas tij shkatërrimi i ekonomisë në vendin tonë ka ardhur për shkak të vjedhjeve.

Klevis Balliu: Çmimi i naftës që kemi ne është i  tillë sepse qeveria e Edi Ramës, ka rritur taksat për të mbuluar gropat që kanë krijuar vjedhjet e tyre.  Këto vjedhje e kanë shkatërruar ekonominë e vendit tonë.  Për shkak të këtyre vjedhjeve, ju rriten taksat qytetarëve dhe prandaj qytetarët shqiptarë kanë taksat më të larta në rajon në raport me pagat.