Model frymëzimi për botën universitare, ndahet nga jeta Profesor Osman Kraja
Është ndarë nga jeta Profesor Osman Kraja një nga personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë.
Karrierën e tij profesionale ia kushtoi, kryesisht arsimit të lartë shqiptar. Ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri, bashkë me të cilin edhe u rrit në karrierë dhe u afirmua. Ishte profesor, dekan fakulteteti, rektor universiteti, autor, bashkautor dhe redaktor tekstesh universitare etj. U shqua sidomos për angazhimin e tij për bashkëpunimin midis Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Osman Kraja, ishte Rektor i Universitetit te Tiranes (1981 - 1988), Dekan i FSHN (1974 - 1980), si dhe Ambasador i Shqiperisë në Poloni.
Osman Kraja lindi më 1930 në Zongulldak, Stamboll, në një familje përparimtare me prejardhje nga Kraja. Pas shkollës fillore, më 1949 kreu gjimazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Karrierën e mësimdhënies e filloi në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë.
Ai edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë, ishte një figurë e çmuar dhe do të ngelet një model frymëzimi për botën universitare.