Atentati në Shkodër/ 70-vjeçari në karrige me rrota kur u qëllua, i biri u kundërpërgjigj me shotgan
Lulash Qepuri, 70-vjeç, i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës, 10 vite më parë ishte arrestuar nga policia.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se asokohe ai u kap me armë dhe lëndë narkotike.
Deri më tani nuk dihet nëse atentati ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm apo të çastit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Stom Golem në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së sotme, 15 qershor 2022.
Dy armë mendohet se janë përdorur, një pistolete dhe një shotgan. Autori është afruar i maskuar në këmbë përpara lokalit ku qendronte viktima në një karrige me rrota dhe e ka qëlluar. Sipas policisë në kundërpërgjigje i biri i viktimës e ka qëlluar me armën shotgan. Ai ka arritur të largohet në rrugën në drejtim të Bardhajve.
Dyshohet që një makine ka qenë duke e pritur pak metra larg vendit të ngjarjes. Kamerat e një biznesi aty pranë mësohet se kanë filmuar ngjarjen. Në zonë janë gjetur 26 gëzhoja si provë materiale bashkë me njërën nga armet, shotganin. Aktualisht në pyetje po merret djali i 70 vjeçariti cili është i shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër.
Policia dhe FNSH janë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.
