Rama: Nuk bëhemi nervoz nëse Ukraina merr statusin si vend kandidat në BE
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e sheh Ukrainën si rivale, nëse BE do i jepte statusin e vendit kandidat.
Ai tha se Shqipëria është ende në pritje ndërsa tha se nisja e negociatave nuk varet nga ne. Kreu i qeverisë edhe nga Kievi tha se nëse Bullgaria nuk i heqë veton Maqedonisë se Veriut, Shqipëria do të ndahet dhe të vazhdojë rrugën më vete.
Edi Rama: Mund të marrësh statusin kandidat, por të nesërmen dielli nuk lind më herët, jeta do jetë po aq e vështirë, me shpresë do përmirësohet falë shpresës e vendosmërisë tuaj, do jetë një proces i gjatë, kam humbur sa vite ka që kur Maqedonia dhe në jemi bërë vend kandidat, ja ku jemi ende në pritje, na thonë që e meritojmë, por ka diçka që nuk shkon mes Bullgarisë e Maqedonisë, nuk e di kur do I nisim negociatat se nuk varet nga ne e as nga BE, nëse edhe në këtë Këshill nuk do të jenë në gjendje që ta zhbllokojnë Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria, do kërkojmë të ndahemi, të vijojmë më vete, s’e di cili do të jetë reagimi.
Jemi këtu për t’i thënë ikut tonë të dashur, Zelensky që nuk kemi asnjë problem nëse BE I jep statusin kandidat Ukrainës, askush nuk duhet të thotë jo se po t’ia japim Ukrainës, këta të tjerët që po procesin do bëhemi nervoz, përkundrazi do të jemi të lumtur për BE që do të bëjë diçka të dobishme për veten e tij, jo për Ukrainën. S’e di sa mund të dëgjohet zëri ynë.
