"Hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme" Rama thirrje BE-së: Jepi Ukrainës statusin e vendit kandidat
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka kërkuar BE që t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
Në fjalën e tij Rama tha se hezitonte të shkonte në Ukrainë duke qenë përmasat e tmerrit ishin të tmerrshme.
Rama: Faleminderit për ftesën për të qenë këtu sot. Ndihem i priviligjuar së bashku me Dritanin dhe Dimitrin I cili për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne, të gjendemi këtu me ju dhe të dëshmojnë solidaritetin për ju dhe për popullin e Ukrainës. Unë hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme. Mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte janë të pamjaftueshme.
Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim Irpinin. Jam I lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok ndërtesash.
Gjendemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë të idesë suaj dhe kërkesës suaj, në emër të popullit të Ukrainës që BE, t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
Rama tha se Shqipëria nuk është e kënaqur nga BE, ndërsa i tha presidentit ukrainas se pasja e satutit kandidat, nuk është aq shumë sa duket. Kreu i qeverisë ka shprehur mbështetje të plotë për Ukrainën.
Edi Rama: Ne nuk jemi të kënaqur me BE-në dhe kjo nuk është sekret, por ndërkohë jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit evropian për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm. E kuptojmë dëshirën e zjarrtë të Ukrainës për ta pasur këtë gjë dhe për ta pasur tani. Pasi të merrni statusin kandidat, do përballeni me realitetin, që statusi kandidat nuk është aq shumë sa mendonit se ishte para se ta kishte por është mirë që ta keni. Do keni mbështetjen këtë.
Më tej Rama theksoi se: Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit është tejet e priviligjuar të japë zë rreth asaj tryeze shqetësimet e popullit të Ukrainës për një paqe të drejtë.

