Rama kryeministrit të Ukrainës: Njihni Kosovën, e kanë dëshmuar që e meritojnë

Nga Kievi, kryeministri Edi Rama në tryezën e organizuar  me Denys Shmyhal, Kryeministër i Republikës së Ukrainës dhe  kryeministrin malazez Dritan Abazoviç bëri me dije se të gjitha vendet e ballkanit do të ndërtojnë një ndërtesë që do të jetë aty për të kujtuar që dikur Ukraina kisht emiq dhe për të treguar solidaritetin me fakte dhe jo vetëm me deklarata.   

Edi Rama: Ishte mallëngjyese dhe e dhimbshme të gjendeshe aty dhe të shihje se si këto qytete aq të gjalla të Ukrainës ishin shndërruar në qytete të humbura. Duhet të jemi të kënaqur që të bashkohemi me përpjekjet tuaja për të rindërtuar këto qytete. Ne duam të bashkohemi me të gjitha vendet e tjera të ballkanit dhe të ndërtojmë secili prej vendeve një ndërtesë që do të jetë aty për të kujtuar që dikur Ukraina kisht emiq dhe për të treguar solidaritetin me fakte dhe jo vetëm me deklarata.

Gjithashtu Rama  kërkoi që Ukraina të rikonsideerojë njohjen e Kosovës duke thënë se kosovarët por qëndruan për atë çka besonin për Ukrainën ndaj do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte e të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik europian që duam të rindërtonjë së bashku.

Edi Rama: Ka një vend tjetër në Ballkanin Perëndimor  i cili nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, Kosova. Qysh prej ditës së parë është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën. E thash dhe gjatë konferencës së shtypit, e thashë publikisht që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë dhe realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme. Treguan se nuk mbeten peng i së shkuarës për të kujtuar se si ukraina u soll asaj kohe kur Kosova sulmohej, por qëndruan për atë çka besonin për Ukrainën ndaj do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte e të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik europian që duam të rindërtonjë së bashku.