Shkodër/ I qëlluan të atin para lokalit, djali alarmoi policinë: Më kanë vrarë babanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 23:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku Lulash Qepuri 70-vjeç u qëllua me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se ka qenë djali i tij i cili ka telefonuar policinë duke u thënë se i kanë vrarë babanë.
Qepuri, humbi jetën në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në trup.
Qepuri, mësohet se ishte pronar i një lokali afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat. 10 vite më parë viktima ishte arrestuar nga policia pasi ishte kapur me lëndë narkotike dhe armë zjarri.
