Autobuzët pa kondicioner, qytetarët: Rritja e çmimit të biletës nuk justifikon shërbimin

Ndonëse temperaturat në Tiranë kanë arritur deri në 33 gradë disa nga linjat e autobuzëve në kryeqytet nuk i ndezin kondicionerët.

Brenda në autobuza është shumë vapë kjo ndikon dhe si pasojë e numrit të lartë të njerëzve brenda urbanit.

Pothuajse të gjitha autobuzët të vetmin ajrim kanë hapjen e xhamave.

Edhe qytetarët e pohojnë një gjë të tillë duke thënë se kondicionerët nuk ndizen.

"Nuk kanë ndezuar asnjëherë, ku kanë ndezur kondicioner."

"Nuk i ndezin fare."

Madje ka nga ato që thonë se situata me vonesat e tyre vijon akoma.

"Shumë keq, rrinë njerëzit me orë të tëra duke pritur autobusin, jo sikur merr paratë po falas."

Me rritjen e çmimit të biletës, shumë nga qytetarët pretenduan se do të kishte përmirësim të cilësisë së shërbimit në transportin urban, por situata në terren dhe dëshmitë e qutetarëve tregojnë të kundërtën.