Protesta e avokatëve/ Ende s`ka reagim nga Ministria e Drejtësisë

Avokatët në të gjithë vendin kanë zbatuar vendimin e Dhomës Kombëtare për bojkotimin e seancave gjyqësore deri më 17 Qershor.

Të vetmet procese që janë zhvilluar ka ë qenë seancat e masave të sigurisë të cilat kanë afate dhe moszhvillimi i tyre mund të sjellë pasoja të rënda duke rrezikuar lirimin e të arrestuarve.

Në të gjithë vendin si pasojë e protestës së mbrojtësve ligjor kanë dështuar rreth 800 procese gjyqësore, ndërkohë që e njëjta situatë pritet të ndodhë dhe në tre ditët në vijim.

Kryeqyteti ka qenë më i prekur nga bojkoti pasi ka dhe numrin më të madh të gjykatave si, Shkalla e Parë, Penale e Civile, Apeli, Gjykata Administrative, Gjykata e Lartë ku në total numërohen 500 procese të gjitha të shtyra me kërkesë të avokatëve.

Vendimi drastik i dhomës kombëtare të avokatisë erdhi pas miratimit nga KLGJ i hartës së re gjyqësore e cila redukton ndjeshëm numrin e Gjykatav të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Një nga argumentet kryesore kundër hartës së re është fakti që ajo sipas tyre shkel të drejtat e njeriut pasi nuk ju jep akses të barabartë qytetarëve para ligjit, ku një pjesë e mirë e tyre duhet të lëvizin për dhjetra kilometra deri në qendrat e qarqeve për të gjetur drejtësi.

Ministria e Drejtësisë nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me protestën por pritet ministri I drejtesisë Ulsi Manja ëshët shprehur në një prononcim për mediat se janë marrë parasysh edhe kërkesat e avokatëve gjë që është mohuar nga Dhoma Kombëtare.